Dashi
Duke qenë se udhëhiqet nga Marsi, perëndia e luftës, ka shumë mundësi që të nisë telashe. Dashi e nis debatin për kënaqësi, por nëse ndihet i kërcënuar, nuk e ka fare problem që të të ngulë thikën pas shpine, pasi ka një reputacion për të ruajtur.
Binjakët
Nëse je njohës/e i/e astrologjisë, nuk do çuditesh fare nga fakti që Binjakët bëjnë pjesë në këtë listë. Pak fjalëshumë dhe pak më shumë interesaxhinj, Binjakët kanë aftësinë të miqësohen me këdo dhe të tregojnë versione të ndryshme të një historie. Pra, nëse e gjen veten si personi i lig në historinë e Binjakëve, mos u habit, ekzistojnë mijëra versione të tjera.
Akrepi
Mund të jetë i fundit, por është më i rrezikshmi, sepse tradhtia e një Akrepi dhemb më shumë se e Dashit dhe Binjakëve së bashku. Pse? Sepse nëse Dashi e bën për qejf dhe Binjakët për të qenë interesant, Akrepi e planifikon me detaje tradhtinë dhe kujdeset që të të mbetet gjatë në kujtesën tënde.