Horoskop

Jo më vetëm! Këto shenja horoskopi do të bëhen çift në muajin e ardhshëm

Shkruar nga Liberale

Jo më vetëm! Këto shenja horoskopi do të bëhen

UJORI

Marsi parashikohet të jetë mjaft romantik  për ju sepse në shtëpinë tuaj të dytë po mblidhen ngadalë disa planetë, kryesisht Venusi , i cili do të kalojë te Peshqit në datën 12 të muajit, dhe më pas Marsi, në datën 23, që do t’ju japë mjaft pasion, por edhe fleksibilitet, në mënyrë që të arrini dëshirën për të qenë çift.

VIRGJËRESHA

Këtë muaj keni edhe më shumë shanse për të pasur një lidhje, pasi dashuria merr një pjesë të madhe të jetës suaj dhe me kaq shumë planetë në shtëpinë tuaj të 7-të diellore, veçanërisht Venusin nga data 12, i keni të gjitha kushtet për të krijuar një marrëdhënie.

AKREPI

Me Venusin (përveç Diellit dhe Mërkurit) në shtëpinë tuaj të 5-të, nga data 12 dhe Marsin nga data 23, keni të gjitha kushtet për të ndërtuar një marrëdhënie të bukur me dikë që takoni. Pasioni dhe energjia pozitive do të vërshojnë dhe ka mundësi që të ndjeni nevojën për të qenë bashkë, jo vetëm për t’u argëtuar dhe për të qëndruar deri vonë. Dhe nëse shihni që pala tjetër heziton ta propozojë, merrni iniciativën për të dëgjuar “po-në” e shumëpritur.

LUANI

Ju gjithashtu jeni kandidat për t’u futur në grupin e çifteve këtë muaj, pasi planetët personalë një nga një do të kalojnë në shtëpinë tuaj të 8-të, duke ju bërë shumë tërheqëse për seksin e kundërt. Të mos harrojmë, megjithatë, që deri në datën 12 do të keni Venusin përballë dhe Marsin, deri në datën 23, do të keni impakte, propozime dhe ndoshta do të shijoni një mars në ëndrra dhe seksualitet.

Poll
SHQIPENGLISH