Horoskop

Horoskopi javor 18-24 mars nga astrologu Jorgo Pulla

Shkruar nga Liberale

Horoskopi javor 18-24 mars nga astrologu Jorgo Pulla

Dashi

Ka përfitime shumë të mira dhe mundësi në lidhje me anën ekonomike financiare dhe duket se ka ardhur koha për të zgjidhur probleme, apo çështje të mëdha. Dashi ka patur mjaft çështje të lëna pezull dhe ka ardhur tani momenti t’i zgjidhi, veçanërisht në datën 20 mars dhe para kësaj date. Në pjesën shpirtërore, lidhjet me Ujor dhe Virgjerëshë janë shumë të suksesshme. Çdo lidhje që bëhet në këtë kohë, nuk ka shanse të shkëputet më.

Demi

Kanë një ndikim mjaft të mirë dhe do fokusohen shumë në punët e tyre, në kontrata të rëndësishme dhe është pikërisht kjo javë që ka një ndikim të madh. Do të ndikojnë shumë disa lëvizje pune dhe një takim që do të bëhet pikërisht tani. Demi mund të shkojë deri në maja të karrierës, pasi ky është një moment i mirë. Në pjesën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep dhe Ujor janë perfekte, ndërsa duhet të tregohet pak kujdes në lidhjet me Luan.

Binjakët

E vënë theksin më shumë tek çështjet e punës, kërkojnë stabilizim. Vjen një moment tani i plotësimit të dëshirës, ku do të kenë një punë të re dhe burim të ardhurash të dyta. Nga ana shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe me Peshore, janë perfektet. Njohjet kthehen në lidhje serioze direkte, pasi është energjia pozitive që kryeson.

Gaforrja

Ka shumë ndryshime, vendime dhe mundësi të reja për Gaforren. Sa i takon ekonomisë, Gaforret kanë disa takime të rëndësishme që pritet të ndikojnë në karrierën e tyre. Në fundjavë Gaforret kanë ndikime shumë pozitive. Puna dhe karriera do të jenë kryefjala e kësaj jave. Në pjesën e zemrës, lidhjet me Peshk dhe Akrep janë të mbara.

Luani

Luanët nisin një rrugëtim të ri drejt bizneseve të reja. Kanë një ortak që mbase nuk do u japë atë që ata presin dhe mund të kenë një hatërmbetje. Pak kujdes! Të gjitha marrëveshjet që kanë Luanët, duhet të bëhen me dokumenta jo me fjalë. Në pjesën shpirtërore, kombinimet më të mira janë me Dem dhe Akrep.

Virgjëresha

Tani Virgjëreshat kanë një ndikim që ka të bëjë me punën e tyre, pasi janë shumë të frymëzuara. Janë pak nevrike në këtë periudhë, por nuk kanë pse të shqetësohen. I kuptojnë gjërat në ajër dhe është momenti i tyre më i mirë. Është një moment i zgjidhjeve të gjërave që ato kanë të ngecura dhe janë një hap para gjërave në çdo rast. Në fund të muajit presin disa lajme të mira. Në çështjet shpirtërore kombinohen shumë mirë me Peshk, Dem, Ujor. Mund të kenë një shtatëzani në fund të Marsit dhe me shumë mundësi do të kenë djem.

Peshorja

Është mirë që Peshoret mos të ndalojnë, por të ecin përpara. Duke nisur nga data 21 mars ka një ndikim të Plutonit që ndikon tek Peshorja shumë. Mund të kemi një ndryshim për një vend pune për Peshoren. Stabilizohen Peshoret në jetën profesionale dhe personale. Në çështjet shpirtërore, Peshoret janë pak fajtorë, sa i takon një ndarje që kanë patur. Peshoret me Binjak kanë patur probleme dhe duhet të gjejnë mundësi për bisedime. Lidhjet më të mira janë me Ujor dhe Luan.

Akrepi

Akrepët dominojnë këtë javë. Për disa janë quajtur shenja manipuluese, por ata janë shumë pozitiv si natyrë dhe u shkojnë gjërave deri në fund. Janë shumë besnik si shenjë dhe në këtë fazë kanë ndikim në fushën e karrierës. Pritet që Akrepët të jenë në vende kyçe drejtuese, kryesisht në sipërmarrje apo politikë. Deri në fund të korrikut kanë një ndikim shumë të madh të planeteve që do u hapin shumë porta. Lidhjet më të mira janë me Bricjap, Gaforre dhe Dem.  

Shigjetarët

Kanë një rritje ekonomike Shigjetarët, pas një periudhe me probleme. Pikërisht tani vjen momenti dhe ora e tyre. Pritet që të bëjnë ndryshime në vendin ku jetojnë Shigjetarët, mund të ndryshojnë punën gjithashtu. Një burim të ardhurash të dyta është mëse e mundur për ta. Në dashuri, të palidhurit janë me fat, është moment i duhur për të stabilizuar gjërat serioze. Lidhjet me Peshore dhe me Bricjap janë ideale. Në martesa apo bashkim familjar janë me Virgjëreshë apo me Peshk.

Bricjapi

Është një javë e lodhshme për Bricjapët. Mund të kenë një ndikim këtë javë në çështje familjare. Në shkurt gjërat nuk i kanë patur aty ku duhet, por pritet të kenë ndryshime shumë të mëdha përgjatë kësaj periudhe. Bricjapët janë në pritje të ndryshimit të madh. Sa i takon anës shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Virgjëreshë të dhjetëditëshit të dytë.

Ujori

Ka vendime shumë të rëndësishme për të marrë Ujori në këtë periudhë. Gjithashtu do të kenë shumë lëvizje Ujorët në këtë javë dhe do të merren me plotësim dokumentacionesh. Ata që janë jashtë do të marrin dokumentat që po presin prej kohësh. Në çështjet ligjore duket se do të përfitojnë. Ndërsa në fushën shpirtërore, lidhjet më të mira janë Ujor-Akrep, Ujor-Binjak, janë perfekte.

Peshqit

Nga data 20 Mars kemi Diellin që shkon në Dash dhe kjo është arsyeja që Peshqit janë kaq pozitiv. Kemi dhe Saturnin tek Peshqit, Afërditën tek Peshqit, motiv që Peshqit janë përpara ndryshimeve të mëdha. Do të kenë një ecuri shumë të mirë këtë 6-të mujor. Të gjitha problemet që kanë patur së fundmi Peshqit, zgjidhen. Në aspektin shpirtëror, lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Akrep janë perfekte.

Poll
SHQIPENGLISH