Horoskop

Horoskopi i marsit nga Jorgo Pulla: Ja shenjat më me fat dhe ato që duhet të kenë kujdes

Shkruar nga Liberale

Horoskopi i marsit nga Jorgo Pulla: Ja shenjat më me fat dhe ato që

Astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin se si do të jetë muaji mars për 12 shenjat e horoskopit.

Shenjat më me fat për muajin mars sipas astrologut Jorgo Pulla janë: Peshqit, Demi dhe Dashi.

Dashi: 10 ditëshi i parë i kësaj shenje do merret shumë me çështje të punës e të karrierës. Në fushën e dashurisë kanë një mundësi shumë të mirë pas datës 15 deri në datën 22 për zgjidhjen e çështjeve të dashurisë, kanë mundësi për të nisur lidhje të gjata. Me ekonominë, janë atje ku duhet.

Demi: Kanë ndikime shumë të mira, në anën ekonomike do mbyllin disa çështje dhe do nisin gjëra të reja. Në anën shpirtërore, do zgjidhin debatet me ujor dhe me luan në datë 17 deri në 22.

Binjakët: Duhet të jenë pak të rezervuar në  lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe udhëtimet nga data 7 deri në datën 13. Është momenti për të zgjidhur gjërat me të shkuarën. Përgatiten për gjëra të mëdha. Edhe pse do kenë oferta pune duhet të bëjnë kujdes se mund të bien viktimë e vetes. Në fushën sentimentale, Binjakët kanë të bëjnë me akrep të 10 ditëshit  e parë dhe me dem të 10 ditëshit të tretë, do kenë mundësi  të mira.

Gaforrja: Shitje nuk duhet të bëjnë, kujdes edhe me një punë të dytë. Këtë muaj të marrin laps e letër e të stabilizojnë gjërat e tyre. Ndikimet në dashuri janë pozitive, kanë ndikim me virgjëreshët e 10 ditëshit të parë, me ujor të 10 ditëshit së tretë është perfektja, vëmendje me bricjapë të 10 ditëshit të dytë, të kenë kujdes.

Luani: Kanë punën kryesore. Do lodhen shumë, por të kenë kujdes me kohën. Do kenë mundësi të zgjidhjin çështjet ligjore. Në çështjet sentimentale me dem të 10 ditëshit të parë dhe me ujor të 10ditëshit të tretë janë lidhje perfekte.

Virgjëresha: Kanë shanse me takimet që do bëjnë. Do lëvizin në themel, në lidhje me pasurinë dhe punën, do kenë gjëra të reja. Duke filluar nga data 5 kanë kohën për të stabilizuar ekonominë e tyre. do u hapen shumë dyer. Në dashuri lidhjet me peshq dhe gaforre duket se kanë mundësi të artë për stabilizimin dhe kohën e duhur në lidhje me anën shpirtërore. do marrë një dokument që do e gëzojë shumë.

Peshorja: Do ketë dritë në fund të tunelit. Kujdes nga shitjet javën e parë të muajit. Do kenë mundësi të mbyllin një cikël shumë të vështirë. Në anën shpirtërore, lë për të dëshiruar në disa çështje që i ka lënë pas dore. Me dashin duhet të gjejë kuptimin.

Akrepi: Do fitojë një gjyq. Moment perfekt për punën dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Akrepët do kenë ndryshime të mëdha në këtë muaj. Në çështjet e punës, janë fajtor, në lidhjet me dem të 10 ditëshit të parë dhe ujor të 10 ditëshit të tretë, duhet ti zgjidhin tani. Në dashuri akrepët kanë ndikim favorit me luan të 10 ditëshit të parë dhe binjaktë 10 ditëshit të dytë. mund të kenë martesë të papritur.

Shigjetari: Do jetë i fituar në çështje ekonomike, moment i mirë në karrierë. Në dashuri duhet të ketë kujdes me kohën. Lidhje perfekte ka me peshq të 10 ditëshit të dytë, virgjëreshë të 10 ditëshit të parë dhe me demët e  10 ditëshit të tretë.

Bricjapi: Kanë momentin për të rregulluar njëherë e mirë ekonominë dhe jetën e tyre. Në çështjet shpirtërore, me dashin dhe  peshoren do kenë lidhje të mira.

Ujori: Duhet të kenë vëmendje te kontratat deri në 15 mars sepse mund të gabojnë. Në lidhjet shpirtërore me akrepin dhe binjakët,  do kenë lidhje të mira.

Peshqit: Kanë mundësinë për të ecur përpara. Ky është viti i tyre. Në anën shpirtërore, do kenë gëzime të mëdha në familje që i kanë pritur prej kohësh.

Poll
SHQIPENGLISH