Horoskop

Ç’duhet të dish për eklipsin në Dash?  

Shkruar nga Liberale

Ç’duhet të dish për eklipsin në Dash?  

E hëna e 8 prillit do të jetë dëshmitare e një eventi të rrallë në qiell që do errësojë ditën e miliona njerëzve, deri në errësirë të plotë për pak minuta. Ky është eklipsi i parë i diellit në 7 vite që kalon në Amerikën e Veriut dhe sipas NASA-s, i radhës që do mund të shikohet në SHBA nuk vjen deri në 23 gusht 2044.
 
Koha ekzakte kur do ndodhë varion sipas zonave:
 
Nis në Meksikë në 11:07 a.m PD, më pas do shihet në Texas në 1:27 p.m CDT dhe do të përfundojë në Maine në 3:35 p.m EDT. Edhe pse disa shtete nuk do mundet ta shohin të plotë, më shumë se 30 milionë banorë do munden gjithsesi të shohin një pjesë të tij.
 
Eklipsi do kalojë në 13 vende dhe disa nga qytetet që do mundet ta shohin të plotë janë: San Antonio, Austin, Texas, Indianapolis, Rochester, Syracuse dhe Neë York.
 
Theksohet se kushdo që do të vëzhgojë këtë fenomen nga shtetet ku do ndodhë duhet patjetër të përdorë syze të përshtatshme për të mos demtuar shikimin. Ndërsa, për ata që jetojnë në shtete që nuk e shohin eklipsin e këtij viti, siç është vendi ynë, NASA do të nisë një transmetim zyrtar të tij nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në kanalin zyrtar në YouTube.
 
Por çfarë do të thotë ky fenomen për astrologjinë?
 
Eklipsi i Diellit në Dash do të të japë një shans të shërohesh nga e shkuara. Mënyra si duhet ta lexosh këtë eklips është si një Hënë e re shumë të fuqishme, thënë kjo, duke ditur se Hëna e re është simbol i fillimeve të reja, të duhet të mbledhësh gjithë energjitë e tua, për të ecur para pa mbajtur lidhje me të shkuarën.
 
Astologjikisht, Mërkuri në prapavijë që po ndodh aktualisht dhe konstelacioni Chiron, i njohur si “shëruesi i kozmosit” do lidhet me eklipsin dhe do të sjellë mbyllje të çështjeve të së shkuarës. Kjo do jetë një kohë për lamtumira dhe hyrje të reja në jetën tënde.

Poll
SHQIPENGLISH