Horoskop

Ç'do të thotë të kesh në krah një grua Binjakë? Zbulojeni tani!

Shkruar nga Liberale

Ç'do të thotë të kesh në krah një grua

Kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e Binjakëve, për të qëndruar aty deri në 20 qershor. Duke qenë se i gjithë ky muaj është i tyre, po zgjedhim të flasim për vajzat e kësaj shenjë. Çdo të thotë të kesh në krah një grua Binjakë?

Ajo u gëzohet të gjitha gjesteve të ndjeshme të romancës dhe nuk ka probleme për t’u bindur kur ju i jepni arsye pse veprimi i saj është i gabuar. Nuk ka grua tjetër që mund t’ju kënaqë me më shumë mënyra imagjinare të të dashuruarit dhe të gjitha këto me kaq shumë sharm. Ajo mund përplasë qerpikët me feminilitet dhe delikatesë, por ajo nuk është aspak e pafuqishme kur është fjala për të fituar jetesën e saj dhe për të vendosur kufijtë e duhur.

Një grua Binjakë mund të luajë rolin e vajzës marramendëse dhe të përsosur, duke e bërë të pafuqishëm një burrë, por ajo, pa problemin më të vogël, mund të kthehet në një shtëpiake të adhurueshme dhe pastaj, me po kaq lehtësi mund të kalojë në një intelektuale serioze, që studion filozofët e mëdhenj dhe flet për politikë apo poezi të shkëlqyera. Pastaj, papritmas mund të kthehet në një person me emocione intense, plot me nerva, lot dhe frikëra. Ajo me siguri nuk do të jetë asnjëherë monotone dhe po, është kaq e paparashikueshme.

 

Poll
SHQIPENGLISH