Horoskop

Cila shenjë e horoskopit je? Ja problemet që mund të përjetosh në çift

Shkruar nga Liberale

Cila shenjë e horoskopit je? Ja problemet që mund të

Dashi

Si shenjë impulsive, Dashi pëlqen t’i futet një marrëdhënieje me të dyja këmbët. Nuk është e pazakontë që ju të bini në dashuri në një takim të parë, por gjërat e shpejta bëjnë që të mos përfundoni me njerëz që përshtaten mirë me ju. Fakti që ju i bëni shpesh gjërat me nxitim, kjo do të thotë që “zgjoheni” pas disa javësh dhe kuptoni që nuk keni asgjë të përbashkët me partnerin/en tuaj.

Demi

Demët luftojnë për kompromis, por kjo mund të sjellë probleme kur vjen puna te raporti në çift. Në vend që të kërkoni një partner që ju plotëson në çdo aspekt, ju prireni të kërkoni partnerë që përshtaten me situatat tuaja. Me fjalë të tjera, ju do e gjeni veten shpesh duke debatuar në çift ose do të ndiheni të frustruar edhe për gjërat më të vogla.

Binjakët

Binjakët janë shpirti i festës dhe argëtimit, por kjo cilësi mund t’ju çojë edhe në telashe, sepse jeni tipa që mërziteni shpejt. Pra, pas gjashtë muajsh në një marrëdhënie, ju mund të kuptoni se nuk tërhiqeni më si në fillim nga partneri/ja që duken perfekt në pamje të parë. Ju doni vëmendje gjatë gjithë kohës, mesazhe, por të tjerët ndoshta nuk janë gati t’jua ofrojnë gjithmonë.

Gaforrja

Nga të gjitha shenjat e horoskopit, Gaforret janë më të aftët për dashuri. Ju jeni një shenjë Uji që pëlqen të ndihet i/e sigurt dhe kjo do të thotë që ju pëlqen të krijoni një fole familjare me partnerin/en. Ju doni marrëdhënie të gjata dhe të qëndrueshme, por kjo ju bën shpesh kontrollues dhe kërkoni shumë më tepër se ç’mund t’ju ofrojnë, gjë që i lodh personat që keni në krah.

Luani

Luani është natyrshëm i ngrohtë dhe emocionues, që do të thotë se për ju nuk është vështirë të jeni protagonistë në çdo ambient, por është e vështirë të rrini gjatë në një marrëdhënie. Problemi? Ju duket sikur nuk merrni vëmendjen e dëshiruar apo merituar, ndaj e vendosni partnerin/en nën presion të vazhdueshëm gjë që mund të sjellë probleme në çift, madje edhe ndarje.

Virgjëresha

Virgjëreshat priren të kenë një mënyrë shumë të veçantë për t’i bërë gjërat. Të lindurit e kësaj shenje e duan dashurinë dhe emocionin, por jo mënyrën si të tjerët përpiqen që të drejtojnë jetën e tyre. Ndaj, ata priren që më parë të flasin për të metat dhe problemet se sa për anët pozitive.

Peshorja

Si Peshore, ju drejtoheni nga planeti i dashurisë dhe bukurisë. Kjo ju bën tepër romantikë, aq sa harroni veten, pasionet, miqtë dhe jetën përtej romancës. Kjo sjell izolim nga bota e jashtme dhe jeta si në guaskë, edhe pse mund të jeni super të dashuruar nuk është edhe aq e pëlqyeshme.

Akrepi

Nëse Akrepat njihen për ndonjë gjë, është intensiteti. Si një shenjë që vlerëson të vërtetën, besnikërinë dhe besimin, të lindurit e kësaj shenje e jetojnë një marrëdhënie intesivisht, diçka e denjë si nëpër filma. Raporte të tilla, kaq emocionuese dhe të gjalla, nuk anojnë nga ato më të shëndetshmet sepse nuk sjellin paqe dhe harmoni mes partnerëve.

Shigjetari

Shenja juaj ka të bëjë me lirinë për të mësuar, për të udhëtuar dhe për të eksploruar, kështu që nuk ia dilni dot me partnerët që refuzojnë t’ju japin këtë hapësirë. Ju thoni saktësisht atë që mendoni pa e kaluar më parë në filtra. Ndërsa disa partnerë mund ta vlerësojnë guximin dhe ndershmërinë tuaj, rishikoni këtë qasje nëse ju fut në telashe.

Bricjapi

Kjo shenjë është praktike dhe punëtore, por në vend që të krijoni raporte të drejta dhe të ekuilibruara, ju gjithmonë ndjeni se diçka po shkon keq. Kjo çon në zhgënjim, pakënaqësi dhe në fund probleme me njeriun që doni.

Ujori

Ujori priret të ketë një vështrim largpamës në çdo kohë dhe fakti që në sytë e partnerëve dukeni vizionarë, bën që ju të keni ide të qarta për të ardhmen, planet për martesë, fëmijë etj.

Por, ky mund të jetë një kurth për partnerin/en që ndoshta nuk është gati për këto vendime të rëndësishme dhe sigurisht që kjo çon në keqkuptime dhe probleme mes jush.

Peshqit

Si një Peshq ëndërrimtar, ju shpesh përpiqeni të jeni të përqendruar dhe të pranishëm në marrëdhëniet tuaja dhe partnerët e vënë re këtë gjë. Por, ju mund të zhdukeni befas nga një situatë, bisedë apo ngjarje dhe këtu mund të lindin debatet sepse partnerët ju akuzojnë se nuk jeni të përgjegjshëm, nuk dëgjoni, nuk përfshiheni në diskutime etj.

Poll
SHQIPENGLISH