Horoskop

A do zgjasë ‘dasma’ e Romeos dhe Heidit? Ja si përgjigjet Meri Shehu

Shkruar nga Liberale

A do zgjasë ‘dasma’ e Romeos dhe Heidit? Ja si përgjigjet

Astrologia e njohur, Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Wake Up” ka bërë parashikimin për secilën shenjë të horoskopit për muajin prill.

Por moderatorja Enxhi Nasufi e ka ngacmuar Merin, duke e pyetur edhe në lidhje me ‘dasmën’ e Romeo Veshajt me Heidi Bacin.

Ish-banorja e “Big Brother VIP3” u shpreh se nuk e ka parë pasi ka patur shumë angazhime personale. Por kur Enxhi i tha se ‘dasma’ është organizuar të premten, astrologia tha se “do të zgjasë”.

Enxhi: Dasmën e pe të shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Meri: Unë nuk kam parë, të më falni, se kam qenë shumë e angazhuar me punë e mia

Enxhi: Nuk ke parë dasmën Romeo-Heidi?

Meri: Nuk e kam parë me thënë të vërtetën

Enxhi: Po të kishim pyetur sa ka qenë data, si do shkojë dasma, si janë planetët? Janë martuar të premten, më 29 mars

Meri: Zgjat se e premtja është ditë që udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë.

Poll
SHQIPENGLISH