Magazinë

"Gjyshi po më vdiste..."/ Çfarë ndodhi me Efin? Revoltohet ish-banorja e "BBV": Njerëz ordinerë...

Shkruar nga Liberale

"Gjyshi po më vdiste..."/ Çfarë ndodhi me Efin?

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, është përballur dje me një rast urgjent pasi gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i duhej të marrte mjekim.

Mirëpo ndonëse ka telefonuar ambulancën për ta transportuar në spital, siç tregon Efi askush nuk është interesuar e madje i kanë mbyllur telefonin.

Dhedhes u ka shpjeguar mjekëve dhe infermiereve situatën, mirëpo siç tregon ish-banorja ata i kanë kërkuar të dhëna të pazakonta ndërsa në fund askush nuk ka ardhur për rastin urgjent të gjyshit të saj.

“Dua ta them me zë meqenëse nuk e di me kë kam folur dhe kush më ka kthyer përgjigje. Kam marrë urgjencën sepse gjyshin e kam në gjendje shumë kritike. Kam një orë që flas për të marrë thjesht një ambulancë, për të ma sjellë këtu, të më bëjnë muhabet.

Madje më kanë fikur dhe telefonin, më kërkojnë ca të dhëna idiote, po më marrin kohën time dhe momentet e fundit që ndoshta i kam për të. Ndërkohë nuk më sjellin një ambulancë. Rrimë, flasim për çfarë na duhet ne ambulanca, e marrim dhe shtruar.

Kam marrë dhe një mjek që do e marr vesh me patjetër se kush është, i cili nuk më gjeti zgjidhje dhe mua ambulanca ende nuk më ka ardhur. Këtë gjë nuk kam për ta harruar fare dhe do ta çoj deri në fund, për të gjithë ju ordinerë që punoni për urgjenca, ju femra të fëlliqura“.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH