Votimi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur zyrtarisht.
Kamala Harris, e cili u bë kandidate e Partisë Demokratike pasi presidenti Joe Biden doli nga gara, ka mbrojtur të drejtat e abortit dhe është zotuar të ulë kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet që punojnë.
Nga ana tjetër kandidati republikan, Donald Trump, i cili i mbijetoi dy tentativave për vrasje këtë vit, është zotuar se do të mbyllë kufirin dhe ka propozuar ulje taksash me vlerë triliona dollarë.
Ndërkohë për të votuar kanë shkuar edhe personazhet e famshëm, të cilët disa prej tyre e kanë treguar publikisht se kë mbështesin në këto zgjedhje presidenciale.
Disa prej yjeve kanë dhënë votën e tyre se dhe kanë bërë fotografi që më pas i kanë postuar në rrjetet e tyre sociale, ku krahas tyre shkruajnë: “Unë votova”.