Katie Cassidy, partnerja e Liam Payne, u pa për herë të parë pas funeralit të këngëtarit të One Direction, e prekur dukshëm.
Sipas një raportimi të Daily Mail, modelja 25-vjeçare ishte duke shëtitur në qendër të Londrës dhe vizitoi një kafene. Cassidy kishte veshur një pallto të gjatë, pantallona të gjera dhe flokët i kishte të lidhura në topuz.
Në foto ajo shihet e përlotur teksa shikon celularin.
Paraqitja e Katie Cassidy shënon herën e parë që ajo është parë në publik që nga funerali i të dashurit të saj, i cili u zhvillua më 20 nëntor në Angli.
Liam Payne vdiq më 16 tetor në moshën 31-vjeçare në Buenos Aires, Argjentinë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit të tij.
Liam Payne's grief-stricken girlfriend seen for the first time since his funeral: Kate Cassidy spotted in London after One Direction star's farewell https://t.co/uwTvvZZpXd pic.twitter.com/tEQUoJut5n
— Mail+ (@DailyMailUK) November 29, 2024