Magazinë

Egla Ceno bën reagimin e parë si fituese e “BBV”: Ja kujt ia dedikoj fitoren

Shkruar nga Liberale

Egla Ceno bën reagimin e parë si fituese e “BBV”: Ja kujt

Fituesja e Big Brother VIP, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh në një përballje ‘kokë më kokë’ me Juljan Dedën dhe 4 finalistë të tjerë.

Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi u shpall fituese, Egla është shprehur tejet e emocionuar për këtë arritje.

Ajo tha se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes.

“E meritoja”, tha ajo ndër të tjera, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte.

Pyetje: Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?

Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.

Pyetje: Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?

Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH