Magazinë

“Disney” në zi, ndërron jetë ylli i kolonave zanore

Shkruar nga Liberale

“Disney” në zi, ndërron jetë ylli i kolonave zanore

Richard M Sherman, një kompozitor i cili krijoi kolonat zanore të disa prej filmave më të njohur të Disney duke përfshirë “Mary Poppins”, “The Jungle Book” dhe “Chitty Chitty Bang Bang”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare të shtunën për shkak të një sëmundjeje. Ai ka lënë pas gruan e tij, Elizabeth dhe dy fëmijët e tyre Gregory dhe Victoria.

Sherman dhe vëllai i tij, Robert fituan dy çmime ‘Oscar’ për hitin “Mary Poppins” të vitit 1964.  Ata gjithashtu morën një ‘Grammy’ për ‘filmin më të mirë’. Robert Sherman ndërroi jetë në Londër në vitin 2012 në moshën 86-vjeçare.

Shermans gjithashtu shkroi kolonat zanore për filma të tillë si “The Sword And The Stone”, “The Parent Trap”, “Bedknobs And Broomsticks”, “The Jungle Book”, “The Aristocrats” dhe “The Tigger Movie”.

Çmimet e tjera të Sherman përfshijnë 23 albume ari dhe platini dhe një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH