Magazinë

David Beckham uron të shoqen për ditëlindje në mënyrën më romantike që kemi parë (Video)

Shkruar nga Liberale

David Beckham uron të shoqen për ditëlindje në

Victoria Beckham feston sot ditëlindjen dhe mbush 50 vjeç. Një ndër emrat më të njohur për modën dhe një ikonë e muzikës së viteve ’90, Victoria ka arritur të lërë gjurmën e saj në industrinë e stilit dhe muzikës. Mbi të gjitha, është edhe një ndër sipërmarrëset dhe dizejnueset e modës më të njohura në botë, falë markës “Victoria’s Secret”.

Victoria mori shumë urime për ditën e saj speciale, por ndër më të bukurit vjen nga i shoqi, David, i cili në një përmbledhje videosh e fotosh, na tregon kapituj të ndryshëm në jetën e së shoqes, duke nisur që nga shtatzënia, deri te momentet në skenë me Spice Girls, e deri te puthjet e ëmbla me David.

“Gëzuar ditëlindjen gruas sime të bukur. Ndërsa ti i afrohesh ditëlindjes, duhet të shohësh pas dhe të jesh krenare për ato që ke përmbushur, ke arritur dhe ke ndërtuar. Posh Spice, sipërmarrëse dhe sigurisht, je martuar me një kapiten anglez. Por, suksesi yt më i madh janë fëmijët e tu. Ti i drejton, i do, i mëson ata. Ata të duan përtej fjalëve. Të gjithë të duam shumë. Të kesh një ditë speciale, i meriton të gjitha. 50 dhe fit. Jam i sinqertë”, shkroi ai në urimin special, të cilin mund ta ruash se ku i dihet.

David dhe Victoria kanë më shumë se dy dekada bashkë. Ata janë fejuar në vitin 1998 dhe një vit më vonë, u martuan.

Në një intervistë për “The Tonight Show”, David ka treguar se si u njoh me bashkëshorten e tij. "Ajo erdhi të më shihte në një ndeshje në Londër, me menaxherin e saj të asaj kohe dhe një nga vajzat e tjera të Spice Girls. Të gjithë kemi pasur të preferuarën tonë tek ai grup dhe sigurisht, Victoria ishte e imja...Do të kishte diçka që s'shkonte nëse s'do të ishte."- u shpreh Beckham.

Më pas, vijoi: "Ajo piu disa gota dhe unë e vendosa. Thashë pse të mos përpiqem dhe t'i kërkoj numrin?! Biseduam paksa dhe pastaj asaj iu desh të merrte trenin. Numrin e shkroi te bileta e trenit dhe ma dha... E dini, e ruaj ende atë biletë."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH