Chiara Ferragni duket se ka lënë pas krahëve periudhën e errët, të paktën në fushën sentimentale. Së fundmi ajo ka gjetur sërish dashurinë, pas përfundimit të martesës me reperin Fedez.
Blogerja e njohur është fotografuar me Giovanni Tronchetti Provera, teksa ecnin në rrugë të kapur dorë për dore. “Ai është i mirë. Jam e lumtur”, i ka thënë Chiara Ferragni një prej miqve të saj më të ngushtë, i cili e ka zbuluar lajmin për të përjavshmen italiane “Oggi”.
Nëse në dashuri gjërat duket se kanë marrë rrugën e duhur për Chiara Ferragni-n, në fushën profesionale drita në fund të tunelit është ende larg. Së fundmi ajo është larguar nga drejtimi i kompanisë Fenice, e cila kontrollon të gjitha markat dhe avokatët e saj po punojnë për të rrëzuar akuzat e “mashtrimit të vazhdueshëm dhe të rëndë” në çështjen Balocco dhe vezët e Pashkëve “Dolci Preziosi”. Një moment që nuk është i lehtë për t’u kaluar, prandaj prania e Giovanni Tronchetti Provera në krah të saj bwhet edhe më e rëndësishme.