Arte

Zhurma e shiut mund të të përmirësojë humorin

Shkruar nga Liberale

Zhurma e shiut mund të të përmirësojë humorin

Disa e lidhin shiun me prishjen e humorit, por ka dhe nga ata që shiu i qetëson. Psikologia Laura Palomares ka folur për Vogue dhe ka shpjeguar lidhjen mes shiut dhe rehatisë.

Sipas saj, dëgjimi është një nga stimuluesit kryesorë që prek humorin. Truri ynë në vetvete nuk e lidh shiun me një formë vigjilence, por me relaks, sepse ajo hyn te “zhurmat e bardha”, perfekte edhe për të të vënë në gjumë.

Sipas psikologes Palomares, zhurma e shiut ndihmon trupin të prodhojë endorfinë, hormonin që lidhet me qetësinë dhe mirëqenien. Memoria luan sërish një rol të rëndësishëm në këtë lidhje mes trurit dhe shiut, sepse krijon ndjesinë dhhe iluzionin e të ndjerit si në shtëpi dhe të sigurt.

Si mund të përfitosh nga zhurma e shiut?

Që të hysh në një gjendje relaksi me shiun në sfond, nuk ka nevojë të ketë vërtet shi. Mund të vendosësh një playlistë me zhurmën e shiut dhe ta lësh veten të përfshihet nga melodia. Mund të meditosh gjatë këtyre momenteve dhe do të ndihesh sikur shiu po jep kontribut në heqjen e stresit dhe ankthit, duke përmirësuar humorin dhe vetëbesimin.

Për të realizuar këtë proces, duhet të zgjedhësh një moment të ditës kur nuk ndërpritesh nga faktorë shpërqendrues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH