Arte

Përvjetori i vdekjes së artistit të madh KADRI ROSHI, aktori që i dha jetë 180 roleve në kinematografinë shqiptare

Shkruar nga Liberale.al

Përvjetori i vdekjes së artistit të madh KADRI ROSHI, aktori

17 vite nga vdekja e aktorit të mirënjohur, Kadri Roshi. 

Më 6 Shkurt të vitit 2007, ndërroi jetë artisti i madh i kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi, i cili la pas një krijimtari dhe role të çmuara që vijojnë të kenë ende edhe sot po të njëjtin emocion kur i sheh.

Ai më 4 Janar të vitit 1924 në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën teksa ishte vetëm 2 vjeç dhe mbeti jetim 10 vjet më vonë, kur humbi edhe të atin.

Përvjetori i vdekjes së artistit të madh KADRI ROSHI, aktori

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e të ashtuquajturit Teatër Popullor. Në vitin 1951 finalizoi rrugëtimin e tij kushtuar edukimit universitar, të përshkuar në Pragë. Me t’u kthyer në vendin e tij të origjinës, Roshi rimori ekzekutimin e roleve të para në logun e jetës artistike të vendit, Teatrin Kombëtar.

Artisti  ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Ai është përjetësuar në sajë të një sërë rolesh, që variojnë nga skllavi Ezop tek kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, si edhe nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në Rilindje deri tek "Plaku Mere".

Përvjetori i vdekjes së artistit të madh KADRI ROSHI, aktori

Prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste janë: Vdekja e burrit (1991), Apasionata (1983), Partizani i vogël Velo (1980), Ballë për ballë (1979), Gjeneral gramafoni (1978), Njeriu me top (1977), Fije që priten (1976), Përballimi (1976), Malet me blerim mbuluar (1971), I teti në bronz (1970).

Përvjetori i vdekjes së artistit të madh KADRI ROSHI, aktori

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH