Arte

Sot 23 Prill, Dita Botërore e Librit, historia dhe si lindi?

Shkruar nga Liberale

Sot 23 Prill, Dita Botërore e Librit, historia dhe si lindi?

23 Prilli është shpallur dhe njihet ndryshe si Dita Botërore e Librit që nga 15 Nëntori i vitit 1995, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

Dita Botërore e Librit dhe të drejtës autoriale këtë vit zhvillohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë.

Në këtë datë në vitin 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

Kjo datë është një thirrje për njerëzimin për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH