Sot bëhet 1 vit nga lamtumira e fundit për Mirush Kabashin. Ai do të përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta në një aktivitet në Sallën e Universitetit të Arteve, sot më 5 dhjetor në orën 19:00.
Pjesë e mbrëmjes do të jenë një ekspozitë fotografike, një libër dhe një dokumentar për nder të figurës së aktorit.
Mirush Kabashi do të mbahet mend gjatë për rolet e tij në kinematografinë shqiptare si dhe për interpretimet rrëqethëse në skenë, të cilat kur dëgjohen të mbushin plotë emocion si në momentin e parë.