Arte

SHUHET poeti i mirënjohur AGIM DOÇI, pësoi hemoragji cerebrale

Shkruar nga Liberale

SHUHET poeti i mirënjohur AGIM DOÇI, pësoi hemoragji cerebrale

Ndahet nga jeta poeti i mirënjohur, Agim Doçi. Lajmi i trishtë konfirmohet nga miqtë dhe të afërmit përmes postimeve në rrjetet sociale.

Agim Doçi u shtrua në spital më 22 Qershor në gjendje të rëndë shëndetësore. QSUT tha se poeti kishte pësuar ishemi cerebrale.

Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë mëngjesin e sotëm përgjithmonë dhe duke lënë një boshllëk, si në familje ashtu dhe në veprimtaritë letrare artistike.

"Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi.O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.

Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.

Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar .

Lamtumir Agim Doçi.

Ngushëllime, Ngushëllime , se sot të gjithë me dashuri . Respekt, , të thonë:

‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’”, ka shkruar Myfarete Laze në Facebook.

Agim Doçi ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH