Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare. Homazhet për shkrimtarin do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11. Ceremonia do të kryhet nga Kryeministria.
"Homazhet janë marrë përsipër nga kryeministri, një figurë e tillë e madhe i përket kombit tonë.", tha pak më parë botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri.
Aktualisht trupi i Kadaresë ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet.