Arte

"Shqiptarja" e Corot: Kur Shqipëria takon artin francez me një portret të paharrueshëm

Shkruar nga Liberale

"Shqiptarja" e Corot: Kur Shqipëria takon artin francez me

Kur shikon veprën "Shqiptarja" e  Jean-Baptiste Camille Corot, është e pamundur të mos ndiesh një emocion të veçantë, një lidhje mes dy kulturave të larguara, por që bashkë flasin përmes artit. 

Kjo pikturë paraqet portretin e një gruaje të re shqiptare me veshjet e saj tradicionale. Është një pasqyrë e bukurisë dhe traditave shqiptare, një vepër që tejkalon kufijtë e kohës dhe na kujton se bukuria e një kombi mund të frymëzojë edhe artistët mëtë mëdhenj të botës. 

E realizuar më 9 janar 1872, një nga piktorët më të talentuar të arteve të bukura të Francës, krijoi këtë tablo të famshme, që sot ruhet në muzeun e Bruklinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo njihet në botë dhe vlerësohet si një nga portretet më të mira të Corot.

Tabloja ishte pikturë me format 83 me 65, por është dëmtuar dhe sot ka formatin 75 me 65.

Jean-Baptiste-Camille Corot njihej gjerësisht si një piktor i peizazhit, por edhe portretet janë pjesë e jo më pak e rëndësishme e krijimtarisë së tij.

Gjithsesi ai mbetet një figurë kryesore në pikturën e peizazhit dhe prodhimi i tij i madh në të njëjtën kohë i referohet traditës së Neoklasikëve dhe parashikon inovacionet e impresionizmit./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH