Arte

Shfaqje filmash me metrazh të shkurtër në Javën Kulturore Greke

Shkruar nga Liberale

Shfaqje filmash me metrazh të shkurtër në Javën Kulturore

Në kuadër të Javës së Kulturës Greke, pasditen e sotme do të shfaqen filma të metrazhit të shkurtër në ArTurbina.

Organizatorët e JKN ftojnë të përjetoni rrëfimin krijues dhe artin kinematografik të “A la carte”, një film nga Taxiarchis Deligiannis dhe Vasilis Tsiouvaras, “Fault” nga Katerina Papanastasatou, “Pendulus” nga Gkotsis Dimitris dhe “To Vancouver” nga Artemis Anastasiadou.

Kjo ngjarje, sipas JKN, ofron një mundësi unike për t’u thelluar në vizionet dhe proceset krijuese të kineastëve.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, përmes një postimi online, u shprehën se kinematografia është një nga format më komplekse të artit dhe kulturës, e cila nxit mendimin kritik dhe provokon emocione të reja.

Dhe për këtë arsye janë përzgjedhur edhe këta filma të shkurtër që do të shfaqen për Javën Kulturore Greke. Të gjithë të apasionuarit mund të kapin këtë shans për të eksploruar kinemanë bashkëkohore greke dhe për t’u angazhuar drejtpërdrejt me profesionistët e talentuar të cilët i kanë realizuar këto filma.

Shfaqje filmash me metrazh të shkurtër në Javën Kulturore

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH