Arte

Sekuenca nga filmi “Tokë e Përgjakur" emocionon Margarita Xhepën, akorja: Ishte rol i dhimbshëm, por e desha shumë

Shkruar nga Liberale

Sekuenca nga filmi “Tokë e Përgjakur" emocionon

Roli në filmin “Tokë e Përgjakur” i sjell të njëjtat emocionone edhe sot artistes së njohur, Margarita Xhepa.

Aktoja e njohur dhe  shumë e dashur për publikun, teksa po shihte sekuencën e famshme të vajtimit në këtë rol, rrëfeu në “Living Room” se merr gjithmonë të njëjtin emocion nga kjo skenë.

Sipas saj vaji në këtë film e bën të mendojë për humbjet e saj në jetë, teksa thekson se e ka dashur shumë këtë rol.

“Ishte rol i dhimbshëm, rol që më pëlqeu, e desha e punova me dashuri. Gjithmonë këto momente kështu të emocionojnë, sepse kujton njeriu njerëzit e vetë, kujton vajet e veta. Kur e shikonte im shoq këtë ikte përjashtë, thoshte nuk e duroj dot këtë qarjen edhe kur e dëgjoj tani më kujtohet ky moment”, u shpreh aktorja.

Margarita Xhepa u shpreh se filmat e para viteve ’90 kanë pasur jetë dhe janë brendësuar thellë në memorien e publikut, i cili ende i shikon me nostalgji.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH