Arte

Sa libra blenë shqiptarët gjatë vitit të fundit dhe cilët janët autorët e pëlqyer prej tyre!

Shkruar nga Liberale
Sa libra blenë shqiptarët gjatë vitit të fundit dhe

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër vitin e fundit. Këtë shifër e konfirmon sondazhi i Euronews Albania dhe saktësisht është 65,9 përqind. Megjithatë krahasuar me të dhënat e një viti më parë kjo shifër është ulur ndjeshëm.
Të pyetur po në të njëjtën mënyrë, 1 vit me parë ishin 75 përqind e shqiptarëve ata që nuk kishin blerë asnjë libër, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se këtë vit.

Ekspertja e komunikimit dhe gazetarja Zefina Hasani është shprehur se panairi i ka dhënë zhurmën e duhur librit.

Hasani tha se kjo ka të bëjë shumë edhe mënyra e komunikimit të autorëve të librave, për ta bërë vetë panairin e librit më atraktiv.

Ajo tha gjithashtu se autorët që janë edhe gazetarë ose ekspertë të komunikimit, kanë më shumë sukses, pasi e bëjnë vetë marketingun e librit të tyre, në stendat përkatëse.

“Vetë panairi ka bërë efektin e vetë gjatë këtyre viteve. Sa më shumë të gjenden mënyrat për ta çuar librin drejt qytetarëve, aq më mirë i bën. Panairi i ka dhënë zhurmën e duhur librit. Ti shikon prindërit që marrin fëmijët për dore dhe shkojnë në panair. Eksperienca shkon për t’ja edukuar dhe kultivuar fëmijës.”

“Pjesa e autorëve kam përshtypjen se shkonte te mënyra e komunikimit. Cila mënyrë komunikimi gjendet për ta bërë edhe panairin në vetëvete më atraktiv. Kur autorët e dinë gjuhën e komunikimit, kur janë gazatarë kryesisht, e bëjnë vetë marketingun brenda stendës ku janë. E ndihmojnë në këtë rast edhe shtëpitë botuese”, tha Hasani.

Ndërkohë botuesja Arlinda Dudaj, e ftuar në emisionin “Barometri” theksoi se është shqetësues fakti që në zonat rurale nuk ka asnjë librari.

“Njerëzit kanë ndroj të thonë se unë nuk kam blerë dhe nuk kam lexuar. Nuk ka librari në zonat rurale. Është e tmerrshme gjendja e librarive. Përgjigja po e këtyre personave më bën të dyshoj”-tha ajo.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH