Arte

Rrëfehet piktori shqiptar: Punova portretin e Donald Trump dhe e çova në shtëpinë e tij, po pres t’ia jap vetë në dorë

Shkruar nga Liberale

Rrëfehet piktori shqiptar: Punova portretin e Donald Trump dhe e

Piktori i njohur shqiptar, Nazmi Hoxha ka zbuluar se portreti që ai ka realizuar për Donald Trump, është më i bukuri nga punimet e tij. 

Ai ka treguar në emisionin "Pas mesnate" në ABC News se ia ka dhënë një miku të tij për t’ia çuar në dorë.

Hoxha ka thënë se portreti është futur brenda në shtëpinë e Trump dhe e kanë nxjerrë sërish, pasi ka si qëllim që duhet ta marrë ai vetë.

“Unë e shoh krejt të veçantë nga personalitetet e historisë së Amerikës. Ai do ta zhvillojë, punon pafund. Ata që kanë punuar me të, ai i merrte në orën tre të natës në telefon, me gjithë atë pamje aktive të jashtme, ai merrte në telefon në tre të natës, siç tregojnë ata. Portreti më i bukur është i imi, se duke qenë se e kanë parë me sy të keq, e kanë bërë karikaturë. Unë e kam bërë tamam.

Portreti i ka shkuar Trumpit në shtëpi dhe ka dalë prapë nga shtëpia, sepse personi do ja japi në dorë atij direkt. Kam tentuar për t’ia çuar përmes një personi që është njeri konfidencial i tij, se nuk do që t’ia japi as vajzës dhe askujt tjetër, përveç Trumpit vetë në dorë. Ka hyrë aty ku jeton ai në Florida dhe e ka nxjerr prap përjashta. Nuk ka pasur mundësinë t'ia japë atij në dorë, por do t’ia japi”, u shpreh piktori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH