Arte

Radha e Shqipërisë në Eurovision, kryeministri Rama thirrje shqiptarëve: T’i japim Besës mbështetjen që meriton

Shkruar nga Liberale
Radha e Shqipërisë në Eurovision, kryeministri Rama thirrje

Shqipëria përfaqësohet më 9 maj në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Instagram “Titan”-in e Besës, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin dhe ta votojnë atë në kampionatin europian të këngës.

“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, shkruan Rama.

Mbrëmja e djeshme (7 maj) shënoi gjysmëfinalen e parë të Festivalit Europian të Këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.

Të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.

Me këngën “Zemër n'dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, në Festivalin 62 të Këngës në RTSH.

Nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH