Arte

"QELESHJA"- Simbol i lashtë shqiptar, a mund të jetë pjesë e trashëgimisë botërore kulturore?

Shkruar nga Liberale

"QELESHJA"- Simbol i lashtë shqiptar, a mund të jetë

Plisi (Qeleshja), ky simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e ruajtën me xhelozi dhe krenari gjatë gjithë historisë së tyre të lashtë.

E mbajtur në lashtësi nga heronj mitikë dhe perëndi të ndryshme, sot ajo mbijeton në mënyrë unikale vetëm si veshje autentike e shqiptarëve.

A mund të jetë ajo, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore?

Qeleshe labe, qylafit, aq të ngjashëm me version e kapelës frige, e cila mbijetoi si kapelë tipike shqiptare deri në Mesjetë. Qeleshja e famshme shqiptare, është edhe simboli i përzgjedhur si prezantues mbi kryet e femrës që simbolizon Ilirinë, në veprën “Illyricum Sacrum” të Daniele Farlatit.

Një veshje kaq e lashtë e përzier me mitin e historinë, e shfaqur në skulptura e piktura dhe përfundimisht e mbajtur si shenjë e fortë e identitetit vetëm, te shqiptarët, meriton një vëmendje të madhe, një propozim serioz, për vlerësimin e një simboli, që në mënyrë mahnitëse vjen që nga thellësia e mijëvjeçarëve si dëshmi e një tradite të pandërprerë dhe e një autoktonie të heshtur.

Nëse do të bëhej një propozim që kjo veshje të ishte pjesë e Trashëgimisë Botërore kulturore të ruajtur nga UNESCO, do të ishte një shërbim i vyer ndaj një simboli unikal, dëshmi e gjallë e epokave të lashta. Një dëshmi shqiptare...

"QELESHJA"- Simbol i lashtë shqiptar, a mund të jetë

(Foto nga Friedrich Markgraf mes viteve 1924-1928)

Në foto, burra, gra dhe fëmijë të fisit Shkreli në malet e veriut të Shqipërisë.

Të gjithë burrat, si zakonisht, me Qeleshe në kokë./Liberale.a/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH