Arte

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të kinemasë?

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Një ekspozitë kushtuar Dawn Baillie, 60 vjeçe, e konsideruar si një nga dizajneret më të rëndësishme dhe më me ndikim të posterave të filmit në kinemanë bashkëkohore, çelet të enjten në Poster House të Nju Jorkut. Baillie filloi të projektonte postera në fillim të viteve 1980, kur industria e filmit përbëhej pothuajse tërësisht nga burrat. Ndërsa, posterat bëheshin me dorë, pa mbështetjen e mjeteve kompjuterike.

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Përgjatë gjithë karrierës së saj, Baillie ka krijuar postera që tani janë bërë pjesë e imagjinatës kolektive. Ajo e filloi si punë në vitin 1987, me posterin e famshëm Dirty Dancing që tregonte Jennifer Grey dhe Petrick Swayze në pozicionin e tyre më të paharrueshëm, mbi një sfond të bardhë. Katër vjet më vonë ajo krijoi atë që mund të konsiderohet si posteri i saj më i famshëm sot, i krijuar për promovimin e filmit të Jonathan Demme “The Silence of the Lambs”, (1991) ku buzët e Jodie Foster- e cila luan agjenten e policisë në film “FBI Clarice Starling”- mbulohen nga një flutur.

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Në një intervistë të dhënë disa vite më parë, Baillie tha se ishte e apasionuar pas posterave që në periudhën e fëmijërisë. Ajo lindi në vitin 1964 në Los Angeles, qyteti më i rëndësishëm në botë për industrinë e filmit dhe sa herë e gjente veten duke ecur nëpër rrugë, si Bulevardi Hollywood dhe Bulevardi Sunset, ndalonte shpesh për të parë posterat e filmave që ishin të njohur në atë kohë.

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Me kalimin e viteve, Baillie dhe studioja e saj BLT Communications kanë punuar për posterat e filmave që tani konsiderohen si kult, si Indiana Jones and the Last Crusade (1989), The Truman Show (1998), Zoolander (2002), Little Miss Sunshine (2006) dhe Once Upon a Time in Hollywood (2019).

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Një nga meritat që zakonisht i njihen Baillie-t është se ka kontribuar në revolucionarizimin e mënyrave në të cilat u konceptuan dhe u krijuan posterat e filmit midis viteve 1980 dhe 1990, të cilat shpesh ishin didaktike dhe jo shumë kreative. Veprat e Baillie-t ishin më pak të dukshme dhe në një farë kuptimi më "enigmatike". Posteri për “The Silence of the Lambs”, për shembull, ndryshonte shumë nga stili i fushatave promovuese që përdoreshin për filmat horror dhe thriller të kohës: Posteri në fjalë nuk përmbante imazhe që i referoheshin në mënyrë eksplicite dhunës (thika dhe sëpata) ose tmerrit (si gjak, trupa të copëtuar, kufoma etj).

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Drejtoresha artistike e Poster House, Angelina Lippert, tha se posteri në fjalë arriti të krijonte ankth tek publiku, por pa theksuar elemente të këtij lloji, sepse, tregon ajo, “është ankthi vizual që shikuesi ndjen kur e sheh posterin, prandaj bëhet edhe i pëlqyeshëm”.

PROFIL/ Kush fshihet pas posterave më të famshëm të

Përgjatë karrierës së saj artistike, Baillie ka marrë çmimet më të rëndësishme në fushën e saj, duke përfshirë disa çmime Key Art, çmime që i kushtohen personave që punojnë në fushën e promovimit të filmit, që jepen çdo vit nga redaksia e revistës Hollwood Reporter. Ajo, gjithashtu në vitin 2006 fitoi çmimin e “posterit më të mirë të 35 viteve të fundit”, “The Silence of the Lambs”./Përgatiti: Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH