Arte

PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i mbi 50 çmimeve! Ikonat e muzikës i besuan tekstet

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i

Poeti i mirënjohur, Agim Doçi mbulli sytë mëngjesin e sotë, duke u larguar përgjithmonë nga jeta, e duke lënë një zbarzti në familje, shoqëri dhe botën e artistike. 

Prej disa ditësh ai ndodhej në gjendje të rëndë në reanimacion, pasi kishte pësuar ishemi cerebrale dhe fatkeqësisht nuk arriti ta mposhte sëmundjen. 

Ndonëse u nda nga jeta parakohe dhe krejt papritur, Agim Doçi la pas një serë veprash, tekste, të cilat janë kënduar nga ikona të muzikës shqiptare dhe janë trashëguar brez pas brezi.

PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i

Një ndër këto tekste, shkruatr prej tij është kënga kushtuar Kosovës, “A vritet pafajësia” e kënduar nga Leonora Jakupi.

Këngë kjo e cila doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka në thelb luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Asokohe këngëtarja ia dedikoj këngën babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës.

PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i

“Mos ja prishni lumturinë” kënduar nga e madhja Parashqevi Simaku është një tjetër tekst që mban “vulën” e Agim Doçit si tekstshkrues.

Gjithashtu “Nata” e kënduar nga Aurela Gaçe ka si autor teksti poetin 76-vjeçar.

Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ai u arsimua në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të '80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit "Misto Mame" si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i

Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH