Ekonomi

PROFIL/ 24 janar 1984 - Si Steve Jobs ndryshoi botën

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ 24 janar 1984 - Si Steve Jobs ndryshoi botën

24 janari i 2024, shënon plot 40 vite që kur Steve Jobs prezantoi kompjuterin revolucionar Macintosh të Apple, duke ndryshuar kështu botën përgjithmonë.

Ky ishte edhe kompjuteri i parë në botë që u prezantua për qytetarët, dhe jo vetëm për shkak se çmimi i tij ishte i përballueshëm, por edhe sepse nuk mjaftonte të kishe studiuar për shkenca kompjuterike që të dije ta përdorje.

Sot kur sjellim në kujtesë një kompjuter, në mendje na vjen gjithmonë një maus dhe një “ekran”. Por në vitin 1984, gjërat nuk ishin kështu. Kompjuterët e parë të shitur nga ajo kohë, si IBM PC XT prej 5000 dollarësh, Commodore 64 shumë më i lirë dhe Apple II përbëheshin nga ekrane të zinj, ku shfaqeshin vija me shkronja jeshile ose të bardha, sikur po shkruaje në një makinë shkrimi.

Gabimet ishin të shpeshta dhe ndonjëherë edhe katastrofike.

Por Jef Raskin, një shkencëtar kompjuteri nga Nju Jorku, i cili ishte punësuar nga Apple në 1978, besonte se kompjuterët duhet të ishin më të lehtë për t'u përdorur. Sigurisht, Macintosh-i që Steve Jobs prezantoi atë ditë nuk i ngjan shumë Mac-ut të sotëm. Por është i vetmi kompjuter që, pas 40 vitesh, ka mbijetuar deri më sot.

Sepse në vitin 1984, emrat kryesorë në informatikë ishin Atari, Commodore, Compaq, Kaypro dhe Radio Shack. Sot, këto kompani ose i kanë lënë kompjuterët ose janë zhdukur fare. Edhe IBM – të cilën Steve Jobs e urrente për fuqinë e saj në treg – doli nga industria e PC-ve në 2004. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH