Arte

Portret i Mbretit Zog dhe kthimi i ESHTRAVE të tij në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Portret i Mbretit Zog dhe kthimi i ESHTRAVE të tij në Shqipëri

Mes shumë kryeveprave artistike, artisti austriak Oskar Stössel (1879 - 1964) i ka dedikuar Mbretit Zog një portret të rrallë. 

Në vitin 1925 Shqipëria u shpall Republikë Parlamentare me President Ahmet Zogun, deri në vitin 1928 ku Zogu do të vetshpallej mbret edhe Shqipëria monarki.

Ndërsa, në 2 dhjetor të vitit 1945 do të zhvilloheshin zgjedhjet e para në Shqipëri, edhe një 11 janar të 1946 u vendos Republika Popullore e Shqipërisë dhe këtë ditë duhet ta njohim si festë zyrtare.

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ishte një festë njëvjeçare në vitin 2012, kur shqiptarët festuan 100-vjetorin e krijimit të Shqipërisë së pavarur, shtetit të parë shqiptar në historinë moderne.

Dita e hapjes së festës ishte më 17 janar 2012 kur u organizua ceremonia solemne në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, të cilët ishin së bashku në Kuvendin e Shqipërisë pa asnjë dallim si ata, së bashku në parlamentin e Shqipërisë së Pavarur 100 vjet më parë.

Qeveria e Shqipërisë vendosi të sillte eshtrat e mbretit Zog nga Franca ku ai vdiq në vitin 1961.

Eshtrat u zhvarrosën dhe ceremonia e kthimit u organizua më 17 nëntor, përpara festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Eshtrat u vendosën në mauzoleun e rindërtuar të familjes mbretërore shqiptare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH