Arte

"PIKTURA e humbur"/ Një betejë që çoi në një nga misteret më të mëdha në HISTORINË E ARTIT

Shkruar nga Liberale

"PIKTURA e humbur"/ Një betejë që çoi në

Më 29 qershor 1440, Liga Italiane, e udhëhequr nga Firence, mposhti një forcë numerikisht superiore milaneze në Anghiari, afër Toskanës. Edhe pse viktimat ishin të pakta nga të dyja palët, kjo fitore i dha Firences mundësinë të vendoste dominimin e saj në Italinë qendrore.

Ky sukses kontribuoi në ngritjen e familjes së fuqishme Medici, disa prej figurave më me ndikim në Rilindjen Italiane.

Por kjo betejë çoi edhe në një nga misteret më të mëdha në historinë e artit. Në vitin 1504, pothuajse një shekull pas betejës, qeveria fiorentine i kërkoi një prej artistëve më të mëdhenj të Rilindjes të pikturonte një përshkrim të Anghiarit në një mur të Palazzo Vecchio-s, bashkisë së Firences. Ky artist ishte Leonardo da Vinci.

Në atë kohë, ishte e zakonshme që muralet të pikturoheshin duke përdorur teknikën e afreskut. Afresket përfshijnë vendosjen e pigmentit të thatë mbi suvën e lagësht, të sapo shtruar, duke shkrirë pikturën me murin.

Megjithatë, problemi ishte se suvaja thahej shpejt, dhe çdo gabim i bërë në një pikturë të tillë ishte i vështirë për t'u korrigjuar. Përshtati për Liberale. Albana Cenaj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH