Arte

PIKTURA E DITËS: "Hapësirë dhe gjurmë", vepër e Ali Osekut (artisti u nda nga jeta ditën e djeshme)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Hapësirë dhe gjurmë", vepër

PIKTURA E REALIZUAR NGA ALI OSEKU

Punët e Osekut dallohen nga harmonia e ngjyrave, paqja që rrezatojnë apo drita e fuqishme që buron brenda tyre.

Oseku, një nxënës i piktorit të madh Guri Madhi, është një “aliazh artistik 14-karatësh”, ku shkrihen bashkë në një harmoni hyjnore Picasso, Chagall, Jackson Pollock dhe Salvador Dali, idhujt e tij të dikurshëm.

Oseku në vitet 1969 –1973, gjithashtu kishte krijuar rreth 300 tablo të gjinive të ndryshme. Në krijimtarinë e këtyre viteve si në skenografi, por edhe në tablotë e kavaletit Oseku ishte një piktor mjaft dekorativ e i ndikuar nga artistët e mëdhenj botërorë të shekullit XX, një faktor që i bënte tablotë e tij të veçanta dhe të ndryshme nga krijimtaria realiste e kolegëve shqiptarë të kohës

Veprat e Ali Osekut e ruajnë freskinë e ndërtimit kompozicional dhe koloristik, por në të njëjtën kohë edhe u rezistojnë dekadave, duke e bërë atë që të jetë një investim financiar dhe shpirtëror i vlefshëm dhe një produkt i domosdoshëm për vetë vlerat artistike, por dhe në të njëjtën kohë dhe statusin që përfaqëson, duke rritur vlerën e hapësirave ku ato ekspozohen.

Ali Oseku u nda dje nga jeta, më 2 prill 2024, në moshën 80-vjeçare, për t’u bashkuar me të tjerë yje të Panteonit të Arteve Moderne Pamore, si Vangjush Mio, Kel Kodheli, Andrea Kushi, Foto Stamo, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi, Sali Shijaku, Vilson Kilica, Guri Madhi, Mustafa Arapi, e të tjerë emra të shquar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH