Arte

PIKTURA E DITËS: “Xhamia e madhe” e Tiranës - vepër e realizuar nga mjeshtri matjan, Agim Dervishi

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Xhamia e madhe” e Tiranës - vepër e

Vepër e realizuar nga Agim Dervishi

“Miq dashamirës, Gëzuar Kurban Bajramin...” shkruan në urimin e tij për festën e Bajramit piktori Agim Dervishi. Veprën e tij artistike ai ia ka dedikuar Xhamisë së madhe që sapo është ndërtuar në Tiranë.

Piktori Agim Dervishi dallohet për gjetjet artistike, jo vetëm në kombinime ngjyrash dhe peisazhet e mrekullueshme që realizon në natyrë, por edhe në imazhe nga evente të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.

Artisti i mirënjohur i panelit nga Mati, Agim Dervishi hapi vetëm pak kohë më parë në Tiranë ekspozitën e tij vetjake me piktura.
E veçanta e ekspozitës, përveç cilësisë artistike, është se subjekti është natyra, peizazhi.

Duke shëtitur nëpër natyrën shqiptare, piktori ka marrë më të mirën e mundëshme nga ajo, duke e ri-ngjallur sërish përmes penelit, dhe duke e përjetësuar atë.

Kushdo që është adhurues i natyrës dhe veçanërisht peizazhit, sheh përmes pikturave të artisitit Agim Dervishi pjesë të pasionit dhe frymëzimit për gjithçka duam të shohim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH