Arte

PIKTURA E DITËS: "Vlora nga Mali"- Nga mjeshtri Helidon Haliti

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Vlora nga Mali"- Nga mjeshtri Helidon Haliti

Helidon Haliti siç i thërrasin miqtë e tij artistë  njihet si "Piktori i ngjyrave"

Në galeri gjenden shumë punime të tij siç është edhe vepra e përzgjedhur sot prej realizimeve të tij të tij mjeshtërore, "Shtegu i dhive". Veprat e tij janë kryesisht peisazhe por edhe portrete, të cilat kanë një ndërthurje ngjyrash të kombinuara në mënyrë të përkryer me njëra tjetrën.

Pikturat ka vendosur të mos i humbasë kurrë, asnjërën prej tyre ndaj të gjitha i ka botuar në një libër të veçantë ku të gjitha kanë mundësinë të njihen më punën e tij ndër vite.

Helidoni është artisti i cili nuk ndalet kurrë. I lindur në Lushnjë, është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë në vitin 1993. Rrugëtimin e tij artistik e nisi në Liceun Artistik të Beratit, ku studioi artin grafik dhe zhvilloi pasionin për artin nën udhëheqjen e pedagogëve të tij frymëzues.

Në vitin e tretë të studimeve, Haliti fitoi një çmim të rëndësishëm në “Ekspozitën Evropiane të Rinisë” në Oslo, Norvegji, duke e inkurajuar që të vazhdojë përpjekjet e tij artistike. Pas përfundimit të shkollës, ai aplikoi për Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku filloi studimet në atelienë monumentale nën mbikëqyrjen e emrave të njohur si Edi Rama, Edi Hila dhe Jorgji Gjikopulli. Vitet e studimeve ishin të mbushura me emocione dhe sfida, duke e formuar atë si një artist të përkushtuar.

Pas diplomimit në vitin 1992, në një kohë të vështirë për Shqipërinë, Haliti u detyrua të emigronte në Greqi. Pas rikthimit në Shqipëri në vitin 2005, Haliti u angazhua në krijimin e Muzeut Mezuraj, muzeu i parë privat i artit në vend. Ekspozita e tij personale në vitin 2009 në këtë muze shënoi një pikë kulmore në karrierën e tij, e shoqëruar me një katalog monografie të cilësisë së lartë.

Në vitin 2013, Haliti u shpërblye me çmimin prestigjioz “KULT” si “Artisti më i mirë i vitit”. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Organizatës Kulturore VIZart në vitin 2014, që organizoi Bienalen e parë Ndërkombëtare të Akuarelit në Shqipëri, duke mbledhur 400 artistë nga e gjithë bota. VIZart është bërë një organizatë e njohur për organizimin e festivaleve dhe ekspozitave ndërkombëtare, duke sjellë emra të njohur në Shqipëri.

Haliti është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, përfshirë “Mjeshtri më i mirë” në Hong Kong dhe “Çmimi i Artistit më të Mirë” në Kinë. Haliti është autor i shtatë katalogëve ndërkombëtarë të Bienales së Akuarelit dhe dy monografive personale, duke reflektuar angazhimin e tij të thellë në art. Ai ka qenë anëtar i Bordit të RTSH-së (Televizionit Publik Shqiptar). Si profesor në Universitetin e Arteve të Bukura, ai vazhdon të edukojë breza të rinj artistësh dhe të kontribuoni në zhvillimin e artit në Shqipëri.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH