Arte

PIKTURA E DITËS: "Ura e re e Kukësit"- Vepër nga artisti i mirënjohur, Ilmi Halilaj

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Ura e re e Kukësit"- Vepër nga

Ilmi Halilaj, piktori kuksian, impresionohet dhe merr frymëzim nga natyra e vendlindjes dhe tablotë e tij, përmbajtjen kryesore e kanë nga peizazhet e Kukësit.

Më lart ai ka realizuar me mjeshtëri urën e re të Kukësit, një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në këtë qytet.

Për vet autorin Ilmi Halilajn, pikturat përcjellin jo vetëm peizazhin e bukur natyror por edhe vlerat e vendit tonë që duhet të ruhen nga brezi i ri.

Pikturën e kishte pasion që në shkollën 8-vjeçare. Talenti i tij u vu re nga mësuesi i vizatimit, i cili ishte edhe shtysa kryesore për Ilmiun drejt rrugës së artit. Konkuroi në liceun artistik “Jordan Misja” të kryeqytetit. Thotë se nga shtatë konkurentë që kishin ardhur nga Kukësi, arriti të fitonte vetëm Ilmiu.

Vështirësitë e kohës ishin të shumta, por arriti t’i përballojë dhe të përfundojë shkollën, pas së cilës emërohet mësues në fshatrat e ndryshëm në Has e Kukës.

Më pas vijon punën në pallatin e Kulturës piktor dhe skenograf, ndërsa me hapjen e shkollës pedagogjike është rikthyer si mësues i artit pamor e që vazhdon sot e kësaj dite.

Për një piktor është vështirë të përballesh me sfidat e sotme, në kohën e komercializmit dhe teknologjisë gjithsesi Ilmiu i qëndron besnik pikturës tradicionale.

Punimet e piktorit Halilaj gjenden në koleksionet private në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Itali e më gjerë.



Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH