Vepër e realizuar nga piktori Agim Shami, më 1982
Shami ka dhënë kontributin e tij si artist, pjesëmarrës dhe fitues i mjaft konkurseve kombëtare në pikturë e skulpturë, si edhe në përgatitjen e shumë brezave të nxënësve artistë të qytetit bregdetar në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli”.
Ai u lind në Durrës me 5 shkurt të vitit 1942 dhe ndërroi jetë me 16 nëntor të vitit 2021.
Studimet i kreu në Liceun Artistik "Jordan Misja" në vitet 1957-1961, fillimisht për skulpturë e më pas për pikturë, dhe më pas studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, dega Art Figurativ, në vitet 1961-1966.
Emërohet dizenjator në URT Durrës e më pas mësues vizatimi në shkollën "Kushtrimi i Lirisë".
Në vitin 1983 emërohet mësues i lëndës së pikturës në Shkollën e Mesme Artistike "Jan Kukuzeli" deri sa del në pension.
Pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e arteve figurative në Durrës ashtu dhe në ato kombëtare duke u nderuar me çmime të ndryshme.