Vepra "Si Dielli e si Hana" është një vepër e veçantë nga Buron Kaceli, ku paraqitet një grua me veshje tradicionale që epërkund me dashuri një djalë në djep. Piktura përçon ndjenja ngrohtësie, ku artisti ka krahasuar figurën e nënës me ndriçimin e diellit dhe të hanës.
Piktori Buron Kaceli çdo ditë në studion e tij vazhdon punën me aktivitetin krijues. Është një nga artistët e njohur, i cili me veprat e tij ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Edhe këto ditë e gjejmë në studion e tij të punës, në një ambient plot me piktura.
Piktori ka marrë disa çmime të kritikës, një i kritikës italiane në një ekspozitë shqiptaro-italiane dhe është po aq i preferuar jashtë kufijve, në ekspozita të përbashkëta në Greqi e Itali, etj, sa edhe në Shqipëri.
Në studion e tij ka plot punë të përfunduara, punë në proces si dhe skica e projekte të ndryshme.
Buron Kaceli, djali i piktorit të njohur Sadik Kaceli, ka vazhduar traditën artistike të familjes së tij. Sadik Kaceli, i njohur si autor i stemës së Republikës dhe një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, ka lënë një trashëgimi të madhe në fushën e artit.
Buron ka ndjekur hapat e të atit dhe vazhdon të merret me pikturë, duke organizuar ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.
Piktura dhe vizatime, që i përkasin një periudhe prej më shumë se katër dekadash, të sjellin në botën e mrekullueshme të traditave tiranese të djali i piktorit legjendar, Sadik Kaceli, Buroni.