Vepër e realizuar nga piktori shqiptar, Gazmend Leka (në përvjetorin e ditëlindjes së tij)
Gazmend Leka ka lindur më 11 tetor 1953 në Tiranë. Në vitin 1978 kryen studimet në Akademinë e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, punë të cilën e mbaron në vitin 1982.
Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991, bëhet udhëheqës artistik i filmave vizatimorë në kinostudion “Shqipëria e Re” duke punuar si regjisor i tyre. Në vitin 1991 nis punë si pedagog në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen 37 vepra të tijat në pikturë dhe grafikë. Mbi 400 vepra të tjera janë shpërndarë në koleksione private në Shqipëri, Amerikë, Francë, Zvicër, Itali, Turqi, Rusi, Gjermani, Holandë, Spanjë, Kanada dhe Japoni.
Është një nga artistët më aktivë në vend, duke numëruar më shumë se 180 ekspozita brenda dhe jashtë vendit, duke fituar disa çmime, për karrierën dhe artin e tij.
Gazmend Leka është një artist misterioz, i cili ka krijuar një gjuhë artistike të veçantë, duke kërkuar të bashkojë dimensionet e jetës dhe artit. Piktura e tij perceptohet si një lutje e përditshme, një ritual që fillon me lindjen e diellit dhe shoqëron udhëtimin e tij për të zbuluar një gjuhë të vjetër, atë që lidhet me natyrën dhe elementët e saj, si guri, pema dhe gjarpri.
Krijimet e tij përfaqësojnë një bashkëbisedim universale, ku kaosi dhe rregulli harmonizohen, pa u ndarë në kufij të qartë. Gazmend Leka e ofron artin e tij si një ftesë për t'u udhëtuar në thellësitë e shpirtit dhe natyrës, duke e bërë çdo veprën një përvojë të veçantë dhe emocionuese për ata që e përjetojnë.
Ekspozita të zgjedhura
1987 – “Ilustrim”, ekspozitë në grup, Qendra Pompidu, Paris, Francë
1992 – Ekspozita Personale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1993 – “Artistë bashkëkohorë shqiptarë”, Galeria “James Gat”, Nju Jork, SHBA.
1993 – “Artistë të rinj bashkëkohorë shqiptarë”, Galeria “Corner Club”, Nju Jork, SHBA.
1999 – Ekspozita Personale “Nostradamus” Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri 2014 – “Ikarus”. Ekspozitë Personale, Galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri
2014 – Ekspozita Personale “Simbolon” Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2015 – Ekspozitë personale, Galerie Municipal, Paris 5, Francë
Disa nga çmimet
1982-Urdhri "Naim Frashëri", klasi i tretë, Tiranë, Shqipëri
1983-Çmimi i parë tek "Festivali i pestë i filmave të animuara" në Shqipëri
1983-Çmimi i "Dea Fortunata" tek festivali ndërkombëtar i filmit vizatimor, Napoli, Itali
2005-Cmimi i vitit "Piktori i Vitit", Revista Kult 2005, Tiranë, Shqiperi.
2010 - Cmimi i pare ne Konkursin " Onufri" . Tirane, Shqiperi
2015-Cmimi i vitit "Piktori i Vitit", Revista Kult 2015, Tiranë, Shqipëri.
2005-Ekspozitë e Artit modern, "BIENALE COSMOPOLIS" Selanik, Greqi
2005-Ekspozitë Ndërkombëtare Good morning Ballkan Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2005-Ekspozitë "Onufri", Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006-Ekspozitë Ndërkombëtare Good morning Ballkan, Prishtinë, Kosovë
2006-Ekspozitë Prezent, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqiperi
2006-Ekspozitë Kolektive, Athinë, Greqi
2006-Brescia 14 Mostra Mercato Nazionala di arte contemporanea, Montichiari, Itali
2007-Ekspozitë Portreti, Galeria Kombëtare, Pekin, Kinë
2009-Ekspozitë Kolektive Java e kulturës shqiptare Dusseldorf, Gjermani
2009-Realizon vepra për koleksionin e kompanisë Ekolog Dusseldorf, Gjermani
2009-Ekspozitë kombëtare Onufri Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri