"Rrugetimi Lasgushian“! - e ka quajtur piktori veprën dedikuar njërit prej poetëve më të shquar, Lasgush Poradecit.
Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) nuk është i vetmi poet dhe shkrimtar të cilit piktori Pëllumb Bylyku i ka dedikuar një portret.
Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli janë shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të cilët duket se kanë frymëzuar piktorin e palodhur veprat e të cilit spikatën në të dy periudhat, realizmin socialist dhe në vitet e demokracisë.
Pëllumb Bylyku feston sot 69-vjetorin e lindjes. Ai i ka dedikuar portete të shumta personaliteteve të shquara por edhe disa autoportrete vetes.
“Modeli im i preferuar, që më ka qëndruar në realizimin e autoportreteve te mia ne vaj! -Modeli që nuk më është ndarë për 50 vite me radhë, që në realizimin e autoportretit tim të parë në vaj!” - shprehet artisti lidhur me një ndër portretet dedikur vetes.
Në këtë përvjetor, artisti i ka dërguar po ashtu një urim të veçantë për ditëlindje vetes.
“Sot, 69-ta e viteve të tij, ja ka bërë paksa të vështirë edhe në qëndrimin e pozicionit shtrirë, aq më tepër në atë 69-të, ku atij mund ti merren edhe mentë! Gezuar ditën tënde miku im edhe për shumë vite të tjera bashkë-punim!”