Arte

PIKTURA E DITËS: "Rrugë në Berat, 1960"- Nga artisti Dhimitër Mborja

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Rrugë në Berat, 1960"- Nga artisti

Dhimitër Mborja, i lindur në fshatin Mborje të Korçës në vitin 1903, emigroi në Amerikë në moshën tre vjeçare. Pas studimeve në Institutin e Arteve në Detroit, ai nisi karrierën si regjisor i filmave vizatimorë, duke krijuar serialin e njohur "Cubby the Bear" në vitet '20.

Më vonë, punoi në projekte të tjera si filmi "Lost World" dhe krijoi figura plastike dinosaurësh, që ia shiti Walt Disney.

Përveç punës si regjisor, ai hapi një studio fotografish dhe dekoroi filma. Mborja bashkëpunoi me artistë të ndryshëm dhe udhëhoqi shfaqje nëpër anije të mëdha.

Pas studimeve në Kolegjin e Luftës në Uashington, ai u bë fotograf në ushtrinë amerikane dhe punoi me UNRRA-n dhe në shtabin e gjeneralit Douglas MacArthur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mborja vdiq në vitin 1990 në Bethesda, SHBA, dhe sipas dëshirës së tij, hiri i tij u varros në Korçë, pranë nënës së tij. Në qytetin e tij të lindjes u ngrit "Muzeu i Artit Aziatik-Bratko".

Opusi i tij krijues ruhet në qendrën muzeale "Douglas MacArthur" në Norfolk, me rreth 45 mijë foto e diapozitiva të tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH