Artisti i njohur, Sadik Kasa ka realizuar në vitin 2015 një pikturë të veçantë, ku ka paraqitur Prizrenin si një qytet të bukur dhe karakteristik.
Momenti është pas një dite shiu pranveror, ku vërehen çatitë e shtëpive për qiellin e lagësht dhe të zhurmshëm kur bie shi, kur dielli e bën sheshin piktoresk të qytetit të ndriçuar nga rrezet e diellit që depërtojnë në retë e tendosjes.
Katedralja ortodokse në sfond është një simbol i bashkëjetesës së një qyteti me shumicë absolute myslimane.
Sadik Kasa, një ndër emrat e artit shqiptar, ka krijuar një trashëgimi të vyer përmes veprave të tij artistike, të cilat pasqyrojnë bukurinë dhe natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë.
Piktori elbasanas ka lindur, më 21 mars, në Ditën Botërore të Poezisë. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Kasa, përgjegjës i Galerisë së Arteve në Elbasan dhe drejtues i një galerie arti private në qytetin e tij, ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e artit shqiptar.
Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Kasa, përgjegjës i Galerisë së Arteve në Elbasan dhe drejtues i një galerie arti private në qytetin e tij, ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e artit shqiptar.
Kasa me penelin e tij të mprehtë dhe me ndjeshmërinë e tij të veçantë për natyrën, ka arritur të krijojë një stil të vetin, duke e mbajtur gjallë këtë traditë të pasur artistike