Arte

PIKTURA E DITËS: Portreti i Nënë Labe nga Rakip Shabani

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Portreti i Nënë Labe nga Rakip Shabani

Piktura e realizuar nga Rakip Shabani

Në këtë portret dallohet qartë prirja e piktorit për të zbuluar botën e brendshme të gruas labe duke bërë kërkime dhe zbulime në psikologjinë e karakterit të saj.

Kushdo që ka hyrë për herë të parë në ekspozitën e këtij artisti i ka bërë përshtypje piktura që ai ka zgjedhur në hyrje, ku shfaqet portreti i një gruaje. Quhej “Nënë Labe”, pikturë e përzgjedhur nga Galeria dhe ruhet prej saj.

Rakip Shabani piktor, lindi në vitin 1943 në Dhëmblan të Tepelenës, por qëkur ishte fëmijë prindërit e tij u trasferuan në Vlorë. Ka mbaruar Liceun Artistik në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve në vitin 1974 është nderuar me çmim kombëtar. 24 vepra të tij kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare dhe 21 vepra të tjera në Galerinë e qytetit të Vlorës. Punimet e piktorit Shabani kanë shëtitur dhe janë, mirëpritur dhe pëlqyer kudo nëpër botë si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, ku ka hapur mbi 50 ekspozita personale, brenda dhe jashtë shtetit.

Dashuria për artin i ka përforcuar atij shqisën e hulumtimit, jo vetëm të natyrës së mrekullueshme të vendit të tij, por edhe të temperamentit e të botës shpirtërore të njerëzve me të cilët ka kontakuar. Detajet e penelit të tij flasin aq shumë sa mrekullohesh së shijuari. Jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij, në çdo telaje e tablo, njohuri të thella për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH