Arte

PIKTURA E DITËS: Portreti i Lord Bajronit me veshjen më të famshme shqiptare

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Portreti i Lord Bajronit me veshjen më të

PIKTURA E REALIZUAR NGA THOMAS PHILLIPS

Kostumi më i famshëm shqiptar në botën perëndimore, pa dyshim është ai që poeti anglez Lordi Gjorxh Bajron (George Byron) bleu në Janinë në vitin 1809. Bajroni udhëtoi për në Shqipëri nga Malta dhe arriti në Prevezë. Nga aty, Bajroni dhe Cam Hobbouse kaluan në Janinë prej ku vazhduan udhëtimin në veri.

Pas tri ditëve u kthyen sërish ne Janine, por tani si mysafirë të Ali Pashës. Vizita qe Bajroni i bëri Shqipërisë, la një mbresë te thellë në shpirtin e këtij personaliteti. Tek shqiptarët, ai gjeti një sharmë të vecantë kombinuar me bujarinë që prekte imagjinatën e tij poetike të interesuar për tema ekzotike.

19 prill 1824 ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare Xhorxh Gordon Bajron.

Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey.

Thomas Phillips RA (18 tetor 1770 – 20 prill 1845) ishte një piktor kryesor anglez i portreteve dhe subjekteve. Ai pikturoi shumë nga njerëzit e mëdhenj të kohës, duke përfshirë shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, poetë dhe eksplorues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH