Arte

PIKTURA E DITËS: Portreti i Dritëro Agollit, sot në 93-vjetorin e tij të lindjes

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Portreti i Dritëro Agollit, sot në 93-vjetorin e

Piktori i mirënjohur Pëllumb Bylyku i ka kushtuar një portret shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit.

Me rastin e ditëlindjes, 13 Tetor 1931, (sot 93 vjetori i lindjes), Pëllumb Bylyku ka publikuar veprën e tij dedikuar poetit gjenial.

Në 93-vjetorin e lindjes së tij, Bashkia e Tiranës çeli sot mjediset e “Shtëpisë Studio Agolli”, pjesë e strukturës muzeu vendor “Shtëpia Studio Kadare-Agolli”. Muzeu kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli do të prezantojë një pjesë të historisë dhe kulturës materiale e shpirtërore, duke pasqyruar jetesën e shkrimtarit shumë të njohur për publikun, si brenda edhe jashtë vendit.

Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, la pas një krijimitari mjaft të lgjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Shumë prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH