Piktura është realizuar nga z. Pashk Pervathi.
U bënë sot 17 vite nga ndarja nga jeta e At Zef Pllumit. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun "Yllyricum".
Në 1946, At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t'i vërë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.
Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje deri në vitin 2003. Ai shkruan dhe boton trilogjinë "Rrno vetëm për me tregue", vëllimet "Françeskanët e mëdhenj", "Frati i pashallarëve Bushatli", "Erazmo Balneo", ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, po punon për libra të tjerë.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. Shkrimtari i njohur At Zef Pllumi është dekoruar me çmimin "Nderi i Kombit" dhe nga Konkursi i Shkrimtarëve me çmimin "Penda e Artë".
Pashk Përvathi, i lindur më 27 shkurt 1958 në Manati të Lezhës, është një piktor shqiptar me një karrierë të shquar. Që në fëmijëri, ai zhvilloi një pasion të fortë për pikturën. Në moshën 21-vjeçare debutoi në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1979 me veprën "Vjeshtë në Manati".
Në vitin 1983, ai çeli ekspozitën e tij të parë vetjake dhe më vonë studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Pas diplomimit, Përvathi ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe grupore në Shqipëri dhe jashtë saj. Veprat e tij gjenden në koleksione private në Evropë, Amerikë dhe Azi, si dhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.Për talentin e tij, ai është nderuar me disa çmime, duke përfshirë "Naim Frashëri i Artë", çmimin "Abdurahim Buza" në pikturë në vitin 2010, dhe çmimin "KULT" për Artin Pamor në vitin 2011.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri "MJESHTËR I MADH".