Arte

PIKTURA E DITËS: "Portret i një gruaje të moshuar"- Sot 27 vite nga vdekja e piktorit, Muslim Mulliqi (IN MEMORIAM)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portret i një gruaje të moshuar"- Sot

Sot shënohen 27 vite nga vdekja e piktorit Muslim Mulliqi, emri më i njohur i Arteve pamore si në Kosovë po ashtu edhe në trevat tjera ku jetojnë dhe krijojnë artistët.

I lindur në Gjakovë. Shkollën e mesme të Arteve Aplikative akoma të papërfunduar në Pejë, ku si nxënës i vitit të tretë aplikon në Akademinë e Arteve në Beograd, pas provimit pranues pranohet nga ana e Komisionit profesional vlerësohet si kandidati më i suksesshëm ndër kandidatë të tjerë.

Me kthimin e tij në Kosovë në vitin 1961 fillojë një kapitull i ri, fillojë me aktivitete kulturore e veçanërisht kontributi i tij u pa në hapjen e Degës së artit figurativ pranë Shkollës së Lartë pedagogjike.

Në vitin 1974 Mulliqi zgjidhet Profesor inordinar dhe Dekani i parë i Akademisë së Arteve Figurative. Pra, nisma e tij fillon me institucionet arsimore e në vijimësi vazhdon me ato artistike: Është themeluesi i Kolonisë së parë të artisteve në Deçan, i quajtur “Kolonia e Decanit” e cila aktivitetin e vet profesional e ka vazhduar deri në vitet e nëntëdhjeta.

Muslim Mulliqi ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare (1998), kur ishte në vlugun e krijimtarisë, në kohën kur e tërë popullata shqiptare përjetoi një katrahurë, ishte një kohë kur e tërë Kosova fillojë të boshatiset, një kohë e mosfunksionimit të institucioneve. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH