Arte

PIKTURA E DITËS: Plaga në syrin e djathtë të Skënderbeut, SOT 557-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Plaga në syrin e djathtë të

Mbarë Kombi Shqiptar përkujtoi sot 557-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Ndërkohë, Liberale.al rikthen portretin mbi 500-vjeçar të heroit tonë, i cili gjendet në Galerinë Ufizzi të Firences, i vetmi portret origjinal me një plagë të madhe topuzi që e ka marrë Skënderbeu në luftë. Fakti i plagosjes është i shkruar edhe nga Barleti.

Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vragave të plagës së luftës, një prerje e djegie te syri i djathtë, një pikturë tejet e detajuar, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, për habi të asaj kohe, ka autorë vëllezërit Bellini.

Ja çfarë thotë studiuesi i artit, Rexhep Goçi: “ka mendime që figurën e Skënderbeut e ka punuar për herë të parë piktori i njohur italian Jacopo Bellini. I ati i vëllezërve Bellini, nuk sjell të dhëna më të sakta, por mbështetet në thëniet e mësipërme. Gjykimi i tij se është i afërt mendimi se ky krijues (XH. Bellini – F.H.), e portretizoi heroin tonë kombëtar, sepse për këtë figurë kishte dëgjuar në Venedik (në botën e krishterë) dhe në Stamboll (në botën islame).

Në dimrin 1462-1464 kur është pikturuar, Skënderbeu ishte 60 ose 62 vjeç - pra disa vjetësh para vdekjes. Sytë i ka, si dhe në kopjet e tjera, ende me vitalitet, pamje fisnike, me një dinjitet e thjeshtësi të paparë.

Portreti ka tiparin karakteristik, me të cilin jemi mësuar të përfytyrojmë Heroin; Skënderbeu mban mbi kokë bereten karakteristike "alla Carmagnola", nën të cilën duket peceta e bardhë.

Fytyra tregon se kemi të bëjmë me një njeri, që edhe pse është në moshën 60 e ca-vjeçare dhe me gjithë stërmundimet nga luftërat e vazhdueshme dhe nga shqetësimet e pandërprera, paraqet vitalitet të theksuar dhe nuk ka shenja që paralajmërojnë vdekjen e tij të afërt.

PIKTURA E DITËS: Plaga në syrin e djathtë të

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH