Arte

PIKTURA E DITËS: “Perëndim në gjirin e Vlorës” - Nga mjeshtri Bajram Mato

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Perëndim në gjirin e Vlorës” -

Edhe këtë vit, teksa sezoni turistik është në mbyllje, Vlora dhe bregdeti i jugut kanë frymëzuar piktorin Bajram Mato.

Një vajzë duke u larë në det, në muzg, është edhe vepra më e fundit e piktorit i cili provon përmes saj lidhjen e tij të fortë me natyrën dhe detin, kryesisht me Vlorën. Pas një eksperience të gjatë në Itali, Malo ka vendosur së fundmi të rikthehet në Vlorë.

"Perëndim në gjirin e Vlorës" e ka titulluar Malo pikturën e tij, të cilën Liberale e ka përzgjedhur si 'Piktura e Ditës'.

Bajram Mato e ka filluar krijimtarinë e tij duke u mbështetur në metodën realiste në vitet ’80.

Pas viteve ‘90 piktori ka emigruar në Itali, duke mos hequr dorë nga peneli.

Puna e tij është ekspozuar në Galeritë e njohura italiane dhe ka fituar edhe çmime ndërkombëtare.

Piktori Bajram Mato, me origjinë nga Roskoveci është kthyer disa herë në atdhe për të prezantuar veprat e tij.

Në shumicën e tablove, një vend të veçantë ka zënë Vlora dhe krahinat e saj, ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Vepra e Matos tërheq vizitorët për ngjyrat e ngrohta, peizazhet e qeta dhe të pastra, për teknikat origjinale dhe portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për vendin e tyre dhe shoqërinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH